Ua prezantoi rrejshëm dokumentet personale, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

Kronikë

Ua prezantoi rrejshëm dokumentet personale, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

Më: 19 janar 2026 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet se zyrtarëve policorë ua ka prezantuar të rrejshme dokumentet personale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti zyrtarëve policorë u ka prezantuar dokumente personale që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat