Dy policë që po merreshin me një rast, në Rogoqicë të Kamenicës, të dielën, kanë përfunduar te mjeku.
Kjo pasi ata u “atakuan” nga një burrë, në këtë vend.
Rasti, sipas policisë, ndodhi kur i dyshuari, i cili ka përfunduar në mbajtje, fillimisht i kanosi verbalisht, e mandej edhe i sulmoi fizikisht pjesëtarët e rendit.
“Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çfarë edhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin policor.