Tragjedia në Dragash: Kjo është viktima që u privua nga jeta nga djali i saj

Kronikë

Tragjedia në Dragash: Kjo është viktima që u privua nga jeta nga djali i saj

Më: 21 janar 2026 Në ora: 09:01 Përditësuar në ora: 09:38 më 21.01.2026
Foto ilustrim

Kjo është viktima që u privua nga jeta nga djali i saj në Restelicë të Dragashit

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua është privuar nga jeta brenda shtëpisë së saj, ndërsa i dyshuari kryesor është vetë djali i saj.

Sinjali mëson se viktima është Tenzilja Boza, e cila dyshohet se është mbytur nga djali i saj, Ferzidin Boza.

Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar rreth orës 01:06, pasi autoritetet janë njoftuar se brenda një shtëpie në Restelicë kishte ndodhur një rast i rëndë, ku një grua ishte pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa ekipi mjekësor nga QKMF-Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe: Njësitë e hetimeve

Forenzika e Stacionit Policor Dragash

Hetimet Rajonale – Prizren

Prokurori për Krime të Rënda

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Tenzilja Bozës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe motivin e këtij krimi të rëndë familjar.

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vrau nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Lajmin e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe ndalohet për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat