Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Më: 21 janar 2026 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Sot, zyrtarët policorë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale grabitje, e cila kishte ndodhur më datë 10.11.2025, në rrugën “Halil Alidemaj”, në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Njoftimi:

"Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të  tjerë të dyshuar po për të njejtin rast", njoftin Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat