Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

Më: 24 janar 2026 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar  se është vetëplagosur me armë zjarri një i dyshuar shtetas i Shqipërisë mbrëmë në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator pa fishek.

“Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur tutje në raportin policor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat