Vdes një person nga një aksident në Gjakovë

Kronikë

Vdes një person nga një aksident në Gjakovë

Më: 24 janar 2026 Në ora: 15:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Gjakovë.

Lajmi është bërë i ditur nga nga zjarrfikësit në Gjakovë.

Sipas tyre, ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve kanë intervenuar të shtunën në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”, ku thuhet se është bërë tërheqja e një trupi pa shenja jete.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat