Në gjendje të dehur prishtinasi rrah policin

Kronikë

Në gjendje të dehur prishtinasi rrah policin

Më: 27 janar 2026 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Një burrë dyshohet se ka sulmuar një polic në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, teksa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat