Një person është arrestuar dje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Kjo, nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorur kartelën bankare të një qytetari.
Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se më 29 janar, ka realizuar pagesa të paautorizuara në vlerë prej rreth 2 mijë e 400 eurosh.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.