Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona

Kronikë

Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona

Më: 31 janar 2026 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtunën, në orët e pasdites, në Vranjevc të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku tre vetë kanë pësuar lëndime, por jo nga të shtënat.

Nga Policia kanë thënë se ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai tha se bazuar në të dhënat fillestare, nga ky rast janë të lënduar 3 persona, por jo nga  arma e zjarrit.

Pllana tha se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat