Policia ndalon dy shtetas të huaj për kalim ilegal

Kronikë

Policia ndalon dy shtetas të huaj për kalim ilegal

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Dy shtetas të huaj janë shoqëruar në stacione policore të ndara gjatë ditës së premte, pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rreth orës 14:40, në Hani të Elezit, është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rreth orës 14:30, në zonën e SPK Stançiq, është shoqëruar një tjetër i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht duke përdorur motor me katër rrota. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt. Motori i përdorur gjatë kalimit ilegal i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore.

Policia e Kosovës po vazhdon trajtimin e rasteve në bashkëpunim me institucionet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat