Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Kronikë

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 21:57
Ilustrim

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat