Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar njё person, pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur një zyrtar policor.
Ndaj tij është hapur rasti për veprën penale ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’, bëhet e ditur në komunikatën për media.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, më datёn 02.02.2026 rreth orёs 08:50, deri sa zyrtarët policor ishin nё patrullё kanё vërejtur tё dyshuarin i cili ishte i shpallur nё kёrkim policor”, thuhet po aty.
I dyshuari fillimisht kishte tentuar të ikte nga organet e rendit.
“Me tё vërejtur Policinё ka filluar tё ikё mirёpo ёshtё ёshtё kapur nga zyrtaret policorë dhe ёshtё arrestuar.”
Sikur të mos mjaftonte vepra penale e mëparshme, personi në fjalë bëhet e ditur se kishte kanosur edhe policët tjerë, gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë.
“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policorë dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’.”
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.