Aksidentohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë

Aksidentohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Një i moshuar është goditur nga një veturë pasditen e sotme në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Këtë e konfirmoi zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.

Nga ana tjetër, Shpend Fazliu, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, tha se i moshuari i moshës rreth 76-vjeçare po vazhdon trajtimin, ndërsa janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve.

Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës!”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat