E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Kronikë

E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Kështu ka mësuar gazetarja Altiana Zogaj nga burime të sigurta.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, thase i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat