Plagosi veten me armë zjarri në Drenas, policia nis hetimet

Kronikë

Plagosi veten me armë zjarri në Drenas, policia nis hetimet

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një person dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri të premten në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 shkurt 2026, derisa i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin e tij.

Ai dyshohet se është plagosur në këmbën e majtë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë si prova materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat