​Vidhen kabllo elektrike në një objekt në Mitrovicë

Kronikë

​Vidhen kabllo elektrike në një objekt në Mitrovicë

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Kabllo elektrike dhe vegla nga një objekt në Mitrovicë, janë vjedhur të hënën, sipas Policisë.

Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të organit të rendit.

Është raportuar se nga një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla.

Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet po aty. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat