Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës

Kronikë

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 13:35
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 12 shkurt 2026

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• Mashtrim
• Falsifikim i dokumenteve dhe
• Legalizim i rremë

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat