I dënuar për dhunim, arrestohet një i mituri në Prishtinë

Kronikë

I dënuar për dhunim, arrestohet një i mituri në Prishtinë

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar arrestimin e një personi të mitur i cili ishte në kërkim me urdhëresë gjyqësore.

I mituri ishte i dënuar me tre (3) vite masë institucionale edukative për veprën penale “Dhunim”.

Pas arrestimit, ai është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat