Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Kronikë

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë, ku një qytetar ka rënë në një pusetë.

Njësia e Zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë për të ndihmuar personin e bllokuar.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë.
 

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve të Gjakovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat