Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Kronikë

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të lënduar dhe 36 vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima.

Po ashtu janë shqiptuar 1933 tiketa trafiku.

Autoritetet vazhdimisht apelojnë tek shoferët për respektimin e rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar në rrugë, për të parandaluar aksidentet e tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat