Tragjedi në Mitrovicë: 30-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

Kronikë

Tragjedi në Mitrovicë: 30-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar i aksidentuar është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu ka humbur jetën.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu.

Policia nuk ka dhënë akoma detaje për këtë rast, Express është në pritje të një përgjigje nga PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat