Plagoset me armë zjarri një femër në Istog

Kronikë

Plagoset me armë zjarri një femër në Istog

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Një femër është plagosur me armë zjarri në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova ku ka bërë të ditur se e plagosura është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjeksor.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat