Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Kronikë

Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjetesh në Fushë Kosovë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, theksoi ajo.

Tutje ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat