Aksident në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Kronikë

Aksident në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi rreth orës 18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete, ndërsa njësitet e trafikut po merren me hetimin e shkaqeve.

Lajmin për medien e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat