Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 euro

Kronikë

Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 euro

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Tre aparate për pagesa dyshohet se janë dëmtuar në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, disa persona pos që i kanë dëmtuar aparaturat, ata kanë vjedhur edhe 200 euro, transmeton Klankosova.tv.

Derisa, nuk raportohet se ka persona të arrestuar, ndërkohë hetimet po vazhdojnë.

“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur janë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe janë vjedhur rreth 200 (dyqind) euro.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat