Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
“Prishtinë 23.02.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare.
Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.