Arrestohet në Drenas i kërkuari për grabitje, dërgohet në vuajtje të dënimit trevjeçar

Kronikë

Arrestohet në Drenas i kërkuari për grabitje, dërgohet në vuajtje të dënimit trevjeçar

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka vijuar operacionet për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia, si dhe atyre të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, zyrtarët policorë të stacionit në Drenas kanë realizuar me sukses një operacion, gjatë të cilit është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale të grabitjes.

I arrestuari është L.I., 37 vjeç, mashkull, i cili pas ndalimit është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin gjyqësor. Sipas urdhëresës së gjykatës, ai është dënuar me tre vite burgim, si dhe me dënim plotësues me gjobë.

Policia ka bërë të ditur se operacionet për kapjen e personave të kërkuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat