Rahovec: Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri

Kronikë

Rahovec: Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 23:54
Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një incident i zjarrit ka ndodhur sonte në një furrë të bukës në Rahovec, konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05.

Lajmin  ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë.

Elezaj tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin.

“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”, deklaroi Elezaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat