Grabitje në tentativë në Lipjan, ankuesja dërgohet për tretman në QKUK

Kronikë

Grabitje në tentativë në Lipjan, ankuesja dërgohet për tretman në QKUK

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në tentativë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, të mërkurën në ora 21:30.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Policia njofton se ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që e njëjta ishte e shqetësuar.

Rasti po hetohet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat