Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me mbi një vit burg

Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me mbi një vit burg

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 09:51
Policia

Më 25.02.2026, Stacioni Policor në Mamushë, në kuadër të Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, është informuar se në një pikë të kalimit kufitar është ndaluar një person i kërkuar nga organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për C. M., mashkull 35-vjeçar nga Mamusha, për të cilin kanë qenë aktive dy (2) urdhër-arreste.

Sipas autoriteteve, ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 (një) vit e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykata Themelore e Prizrenit.

Pas ndalimit, i arrestuari fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Mamushë, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat