Arrestohet një person në Drenas për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Kronikë

Arrestohet një person në Drenas për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve”, në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë konfizkuar dy telefona dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Drenas 26.02.2026 – 11:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur.

Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celular dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat