Incidenti tragjik në KEK: Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 55-vjeçar

Kronikë

Incidenti tragjik në KEK: Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 55-vjeçar

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 09:04
Mixhen Sadiku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin tragjik që ndodhi dje në Termocentralin Kosova B, ku si pasojë humbi jetën punëtori Mixhen Sadiku.

Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se viktima është goditur aksidentalisht nga një kamion gjatë lëvizjes mbrapa, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

 Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat