Dy raste të vjedhjeve për një ditë në objekte fetare në Lipjan, rastet po hetohen

Kronikë

Dy raste të vjedhjeve për një ditë në objekte fetare në Lipjan, rastet po hetohen

Më: 2 mars 2026 Në ora: 09:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda një dite persona të panjohur dyshohet që kanë depërtuar me forcë brenda një objekti fetar dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja në dy raste të ndara ka ndodhur të dielën në Lipjan.

“Lipjan / 01.03.2026 - NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

Lipjan / 01.03.2026 - NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat