Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Kronikë

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Më: 5 mars 2026 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Sipas policisë persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari.

Rasti është raportuar tek autoritetet kompetente, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat