Grisën një flamur në sheshin e Mitrovicës, rasti po hetohet

Kronikë

Grisën një flamur në sheshin e Mitrovicës, rasti po hetohet

Më: 6 mars 2026 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Persona të panjohur kanë grisur një flamur në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:40.

Tutje thuhet se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policor.

Ndërsa rasti është cilësuar si "Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit".

“Sheshi Adem Jashari, Mitrovicë Jug / 05.03.2026 - 02:40. Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat