Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy meshkujve në Prishtinë, që ka përfunduar me tentativë për vrasje.
Sulmuesi është larguar në drejtim të panjohur, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 08.03.2026-21:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori.