Një 44-vjeçar mbetet i plagosur në Skenderaj, gjendja e tij stabile

Kronikë

Një 44-vjeçar mbetet i plagosur në Skenderaj, gjendja e tij stabile

Më: 9 mars 2026 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar është plagosur sonte në Skenderaj dhe është dërguar në Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë.

Për median konfirmoi zëdhënësi Shpend Fazliu, i cili theksoi se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Personi po i nënshtrohet ekzaminimeve radiologjike dhe trajtimit mjekësor.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat