Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit identifikoi një shofer duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
“Ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro, 4 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Detaje tjera policia nuk dhanë.