Një burrë kapet me armë, 40 fishekë dhe 1 thikë në Prizren – arrestohet

Kronikë

Një burrë kapet me armë, 40 fishekë dhe 1 thikë në Prizren – arrestohet

Më: 11 mars 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Zhur të Prizrenit pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 40 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhur, Prizren / 10.03.2026 – 19:25. Njësitet policore gjatë patrullimit  kanë ndalur veturën cilën e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit te i njëjti në veturë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 40-fishekë dhe 1-thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat