Rrah motrën në Pejë, i riu përfundon në Polici

Kronikë

Rrah motrën në Pejë, i riu përfundon në Polici

Më: 14 mars 2026 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten mbrëma në Pejë, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku policia ka pranuar informacion për një incident brenda familjes.

Patrulla policore që ka dalë në vendin e ngjarjes ka takuar E.K., dhe vëllain e saj L.K., të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë për procedura të mëtejshme.

Sipas të dhënave nga hetimet, pas një përplasjeje verbale mes tyre brenda shtëpisë, situata ka eskaluar në dhunë fizike. I dyshuari dyshohet se e ka goditur motrën me pëllëmbë në anën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar lëndim të dukshëm në faqe.

Megjithëse kishte shenja të lëndimit, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat