Aksident i rëndë në Bukosh, policia në vendngjarje

Kronikë

Aksident i rëndë në Bukosh, policia në vendngjarje

Më: 14 mars 2026 Në ora: 17:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bukosh.

Një veturë e tipit “Golf” është aksidentuar rëndë, në pjesën e përparme të saj.

Në imazhet e publikuara në rrjete social shihet se vetura është skajuar anash rrugës, teksa njësitet relevante të policisë po merren me hetimet.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat