Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan/ Tri vetura përplasen ndërmjet vete

Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan/ Tri vetura përplasen ndërmjet vete

Më: 14 mars 2026 Në ora: 20:15
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Tri automjete kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur ndërmjet vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, që menjëherë kanë nisur hetimet.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zingjiror.

Bllokimi i rrugës ka bërë që në këtë segment të ngadalësohet qarkullimi i veturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat