I mitur arrestohet në Prishtinë, dyshohet për kanosje me armë

Kronikë

I mitur arrestohet në Prishtinë, dyshohet për kanosje me armë

Më: 17 mars 2026 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona me armë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Mon Balaj” dhe rasti u regjistrua fillimisht si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Nga i mituri është sekuestruar një revole.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Viktimat janë dy meshkuj kosovarë, të cilët nuk raportohet të kenë pësuar lëndime të rënda.

"Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovarë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat