Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar

Kronikë

Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar

Më: 17 mars 2026 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Sonte rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje, ka konfirmuar për median, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Siç tha ai, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar”, tha Zahiti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme, shtoi Zahiti.

“Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat