Prezantonte dokumente të rrejshme, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Kronikë

Prezantonte dokumente të rrejshme, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Më: 19 mars 2026 Në ora: 10:19
Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtetasi i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme, dhe i njëjti pasi është pranuar nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin është dërguar në gjykatë.

“Më 18.03.2026 lidhur me rastin nga autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme. I dyshuari pasi është pranuar nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin është dërguar në gjykatë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat