Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Kronikë

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Më: 21 mars 2026 Në ora: 16:55 Përditësuar në ora: 20:21 më 21.03.2026
Foto ilustrim

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një person që vrau vëllain e tij.

Incidenti ndodhi në Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi u vra me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.

Burime të medias pohojnë se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre ka nisur për shkaqe familjare.

Burimet e njëjta pohojnë se fjalosja ndërmjet vëllezërve fillimisht lindi mbi të drejtat për një shtëpi.

Dyshohet se Jetmiri shkrehu armën në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të vëllait.

Faruku u transportua drejt emergjencës së Klinës fillimisht, për t’u bartur më pas në Spitalin e Pejës.

Nga spitali deklaruan se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi kishte arritur pa shenja jete.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë deklaroi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në bazë të dispozitave dhe afateve të caktuara, Prokuroria pohon se do të kërkojë nga Gjykata Themelore e Pejës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, prej një muaji.

Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do të parashtrojmë kërkesën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij, në Bokshiq të Klinës.

Në një deklarim zyrtar, Prokuroria pohon se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa mbi të është ngarkuar vepra penale “Vrasje e rëndë”.

“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shteti do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personit të dyshuar në Gjykatën Themelore të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 15:08 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bokshiq të komunës së Klinës.

Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri.

Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet  që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shteti do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personit të dyshuar në Gjykatën Themelore të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda

Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burime pohojnë se incidenti ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve, teksa viktima Faruk I., nuk iu bëri ballë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

Policia konfirmon vrasjen në Klinë/ Si ndodhi incidenti?

Burime të medias pohojnë se incidenti dyshohet të ketë ndodhur mes dy vëllezërve, teksa arma nuk dihet nëse u shpreh aksidentalisht apo me qëllim.

F.I., i plagosur nga plumbi, u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës.

Fatkeqësisht, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

----

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Bokshiq të Klinës.

Incidenti me armë zjarri ka rezultuar me një person të plagosur.

Burime të medias pohojnë se një person dyshohet se ka plagosur me armë vëllain e tij.

Sipas burimeve, nuk dihet nëse incidenti ishte rezultat i ndonjë aksidenti apo konflikt i çastit.

Viktima raportohet të jetë bartur me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës dhe raporothet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Media ka kontaktuar policinë dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat