Aksident me gjashtë persona në Skenderaj, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Kronikë

Aksident me gjashtë persona në Skenderaj, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Më: 22 mars 2026 Në ora: 16:48
Ilustrim

Gjashtë persona janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të plagëve si pasojë e një aksidenti në fshatin Rakinicë të Skenderajt përgjatë së dielës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, ka folur Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Ai ka thënë se të gjashtë personat kanë lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt.

Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, deklaroi Fazliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat