​Aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt, gjashtë të lënduar

Kronikë

​Aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt, gjashtë të lënduar

Më: 22 mars 2026 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i policisë rajonale Avni Zaiti.

“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, tha Zaiti.

Ndërsa, zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu,

tha se sipas vlerësimeve fillestare janë lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, tha Fazliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat