Vodhi kabllo përçuese të energjisë elektrike në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Vodhi kabllo përçuese të energjisë elektrike në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 23 mars 2026 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se kishte depërtuar në një shtëpizë, duke vjedhur kabllo përçuese të energjisë elektrike

Policia ka bërë të ditur se dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 23.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte depërtuar në një shtëpizë dhe dyshohet se kishte vjedhur kabllo përçuese të energjisë elektrike.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat