​Deshi të fusë kokainë e marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet i dyshuari

Kronikë

​Deshi të fusë kokainë e marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet i dyshuari

Më: 23 mars 2026 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga policia, të dielën në Dubravë të Istogut, pasi dyshohet se tentoi të fusë drogë brenda burgut që ndodhet në këtë vend

I njëjti provoi që përmes rrugëve ilegale t’i dërgojë një personi që vuan dënimin në këtë institucion korrektues, 24 gram marihuanë dhe 17 gram kokainë.

Pasi e hetoi dhe e kapi për posedim të paautorizuar të narkotikëve, policia i bëri këtij të dyshuari edhe një kontroll në shtëpi, ku edhe gjeti e konfiskoi sasi tjetër të drogave – 10.3 gramë kokainë dhe 36.8 gram marihuanë. Po ashtu, atij iu morën edhe një peshore elektronike, dy telefona celularë, një fishek dhe dokumente të tjera që lidhen me rastin.

Rasti, siç raporton policia, është duke u hetuar nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat